Transkriptuesi Shkarko

Për gazetarë

Intervista zgjati 40 minuta.
Ty të duhet një citim.

Regjistro ose importo intervistën dhe merr tekstin shqip, me folësit të ndarë. Me Pro, pyete regjistrimin dhe merr citimin me minutën kur u tha.

Shkarko në App Store

2 orë transkriptim falas.
Pa abonim, pa kartë.

Shiko si punon për:

Asistenti live lexon tekstin ndërsa flisni.

Për gazetarë

Si e përdorin gazetarët.

01

Intervista në terren

Regjistro me iPhone, ose importo audion nga diktafoni, WhatsApp apo çdo aplikacion tjetër.

02

Citimi i saktë

Me Pro, pyete regjistrimin dhe merr fjalët me minutën kur u thanë. Prek fjalën dhe dëgjoje para publikimit.

03

Titra për videon

Eksporto titra SRT ose tekst me kohë për videot e intervistës, me një prekje.

Provoje këtu

Prek një fjalë.
Pyet regjistrimin.

Një regjistrim demo, ashtu siç e sheh në aplikacion. Prek çdo fjalë për të parë ku bie në regjistrim, ose bëji asistentit një pyetje: përgjigjja vjen me minutën kur u tha.

Falas
0:000:42

Në aplikacion, prekja e një fjale nis audion pikërisht aty.

Asistenti AI · me Pro

Nga regjistrimi
te puna e gatshme.

Ekrane reale nga aplikacioni. Zgjidh rolin e asistentit: mbledhje, intervistë, shitje, leksion, përkthyes, ose shkruaj rolin tënd.

Asistenti AI live gjatë një mbledhjeje, me këshilla dhe pyetje

Gjatë bisedës Pro

Të sugjeron pyetjen e radhës dhe shënon atë që duhet verifikuar.

Transkripti i një konsulte me folësit Avokatja dhe Klienti

Kush tha çfarë Falas

Folësit ndahen vetë. Prek një fjalë dhe dëgjon atë çast.

Përmbledhja e një leksioni me konceptet kryesore dhe pyetje për provimin

Përmbledhja Pro

Pikat kryesore, vendimet dhe detyrat, sipas llojit të regjistrimit.

Pyetje për një intervistë dhe përgjigje me minutat kur u tha

Pyet Pro

Përgjigjja vjen me minutën kur u tha.

Transkripti i një mbledhjeje i përkthyer në anglisht

Përkthimi Pro

I gjithë transkripti në 25 gjuhë, rresht pas rreshti.

Asistenti merr vetëm tekstin që zgjedh t'i dërgosh, kurrë audion.

Privatësia

Transkriptimi bëhet në telefon.
AI-ja merr vetëm tekstin.

Për avokatë, gazetarë dhe këdo që regjistron biseda të ndjeshme: ja si funksionon.

Në telefon

TranskriptimiModeli punon në iPhone, edhe pa internet. Nuk ka nevojë për server.
Kopja rezervëE bën ti: një skedar i koduar me fjalëkalimin tënd, që e ruan ku të duash.

Te asistenti AI

Vetëm teksti · ProKur përdor përmbledhjen, pyetjet, përkthimin, raportin ose asistentin live. Kurrë audioja.

Pa reklama dhe pa gjurmues të palëve të treta. Të gjitha hollësitë janë te pyetjet dhe te politika e privatësisë.

26 gjuhë

Shqipja e para.
25 të tjera pas saj.

Modeli shqip kupton edhe anglishten brenda së njëjtës bisedë. Gjuhët e tjera njihen vetë.

Shqip · English · Italiano · Deutsch · Français · Español · Português · Nederlands · Polski · Română · Русский · Українська · Ελληνικά · Български · Hrvatski · Čeština · Dansk · Eesti · Suomi · Magyar · Latviešu · Lietuvių · Malti · Slovenčina · Slovenščina · Svenska

Sill brenda

Mesazhe zanore nga WhatsApp, audio dhe video nga Files ose Photos, edhe regjistrime të vjetra.

Nxirr jashtë

Tekst, tekst me kohë, titra SRT, PDF ose vetë audioja, me një prekje.

Çmimet

Provoje falas.
Pastaj, një çmim.

2orë

transkriptim falas, me gjithçka përveç asistentit AI. Pa abonim, pa kartë.

  • Ndarje folësish dhe tekst live
  • Import nga WhatsApp, Files e Photos
  • Eksport në tekst, SRT dhe PDF
  • Kopje rezervë e koduar
Transkriptuesi Pro Pro
Mujoranulohet kurdo
4,99/ muaj
Vjetorrreth dy muaj falas
49,99/ vit
  • Transkriptim pa kufi, në 26 gjuhë
  • Asistenti AI live gjatë regjistrimit
  • Përmbledhje, pyetje, përkthim dhe raport PDF

Çmimet janë në euro ose në dollarë, sipas App Store-it të vendit tënd. Abonimi blihet brenda aplikacionit me Apple ID dhe rinovohet vetë derisa ta anulosh te Cilësimet → emri yt → Abonimet.

Pyetje

Ajo që pyesin para se ta shkarkojnë.

A punon pa internet?

Po. Transkriptimi bëhet në telefon, kështu që punon edhe në aeroplan, në sallë gjyqi apo në auditor pa sinjal. Asistenti AI ka nevojë për internet.

A dërgohet audioja ime diku?

Transkriptimi nuk ka nevojë për server. Por, nëse nuk e fik, audioja dhe teksti i regjistrimeve shqip dërgohen anonimisht, pa emër e pa llogari, për ta bërë njohjen e shqipes më të mirë. E fik te Profili, te “Kontribo me regjistrime”, dhe regjistrimet e reja nuk dërgohen më.

Çfarë merr asistenti AI?

Vetëm tekstin e transkriptit, dhe vetëm kur përdor përmbledhjen, pyetjet, përkthimin, raportin ose asistentin live. Audioja nuk i dërgohet kurrë.

Çfarë ndodh pas 2 orëve falas?

Për të transkriptuar më tej të duhet Pro. Regjistrimet dhe transkriptet që ke bërë mbeten në telefon dhe i hap, i ndan e i eksporton si më parë.

Si e anuloj abonimin?

Te Cilësimet e iPhone → emri yt → Abonimet, ose brenda aplikacionit te Profili → Menaxho abonimin. Pro mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar.

A punon në Android?

Jo ende. Transkriptuesi është për iPhone dhe iPad, me iOS 17 ose më të ri.

A mund ta përdor modelin te sistemi im?

Po. I njëjti model shqip ofrohet si API për zhvilluesit te api.klerku.com: dërgon një skedar audio dhe merr tekstin, kohën e çdo fjale ose titra SRT. Paguhet veçmas nga aplikacioni, 0,99 € për orë audio.

A mund të regjistroj këdo?

Regjistro gjithmonë me pëlqimin e njerëzve që flasin: klientit, të intervistuarit, pedagogut, kolegëve.

Për zhvilluesit

I njëjti model shqip,
si API.

Dërgo audio nga sistemi yt dhe merr tekstin, kohën e çdo fjale ose titra SRT. Shqip dhe anglisht, edhe në të njëjtën fjali. Paguan vetëm sekondat e audios: 0,99 € për orë.

curl https://api.klerku.com/v1/audio/transcriptions \
  -H "Authorization: Bearer $KLERKU_API_KEY" \
  -F file=@mesazhi.m4a \
  -F response_format=srt
Shqipja rrallë zë vend në teknologjitë e mëdha. Ky model u ndërtua pikërisht për të. Abonimi mban serverët në këmbë dhe i jep modelit kohë ta mësojë gjuhën tonë edhe më mirë.
Ekipi i Klerku, Tiranë

Bisedën e radhës,
lëre të shkruhet vetë.

Shkarko në App Store

2 orë transkriptim falas.
Për iPhone dhe iPad, iOS 17 e më i ri.

Je në kompjuter? Skanoje me kamerën e iPhone.

Transkriptuesi2 orë transkriptim falasShkarko
Nëse App Store nuk u hap: shtyp ⋯ lart djathtas dhe zgjidh “Hap në shfletues”.