Në aplikacion, prekja e një fjale nis audion pikërisht aty.
Për studentë
Si e përdorin studentët.
Leksioni fjalë për fjalë
Edhe në auditor pa internet. Prek çdo fjalë për të dëgjuar atë moment.
Gati për provimin
Me Pro: përmbledhja, konceptet kryesore dhe pyetje për përsëritje. Ose pyet: “Çfarë del në provim?”
Me lejen e pedagogut
Pyet pedagogun para se të regjistrosh leksionin.
Provoje këtu
Prek një fjalë.
Pyet regjistrimin.
Një regjistrim demo, ashtu siç e sheh në aplikacion. Prek çdo fjalë për të parë ku bie në regjistrim, ose bëji asistentit një pyetje: përgjigjja vjen me minutën kur u tha.
Asistenti AI · me Pro
Nga regjistrimi
te puna e gatshme.
Ekrane reale nga aplikacioni. Zgjidh rolin e asistentit: mbledhje, intervistë, shitje, leksion, përkthyes, ose shkruaj rolin tënd.

Gjatë bisedës Pro
Të sugjeron pyetjen e radhës dhe shënon atë që duhet verifikuar.

Kush tha çfarë Falas
Folësit ndahen vetë. Prek një fjalë dhe dëgjon atë çast.

Përmbledhja Pro
Pikat kryesore, vendimet dhe detyrat, sipas llojit të regjistrimit.

Pyet Pro
Përgjigjja vjen me minutën kur u tha.

Përkthimi Pro
I gjithë transkripti në 25 gjuhë, rresht pas rreshti.
Asistenti merr vetëm tekstin që zgjedh t'i dërgosh, kurrë audion.
Privatësia
Transkriptimi bëhet në telefon.
AI-ja merr vetëm tekstin.
Për avokatë, gazetarë dhe këdo që regjistron biseda të ndjeshme: ja si funksionon.
Në telefon
Te asistenti AI
Pa reklama dhe pa gjurmues të palëve të treta. Të gjitha hollësitë janë te pyetjet dhe te politika e privatësisë.
26 gjuhë
Shqipja e para.
25 të tjera pas saj.
Modeli shqip kupton edhe anglishten brenda së njëjtës bisedë. Gjuhët e tjera njihen vetë.
Shqip · English · Italiano · Deutsch · Français · Español · Português · Nederlands · Polski · Română · Русский · Українська · Ελληνικά · Български · Hrvatski · Čeština · Dansk · Eesti · Suomi · Magyar · Latviešu · Lietuvių · Malti · Slovenčina · Slovenščina · Svenska
Sill brenda
Mesazhe zanore nga WhatsApp, audio dhe video nga Files ose Photos, edhe regjistrime të vjetra.
Nxirr jashtë
Tekst, tekst me kohë, titra SRT, PDF ose vetë audioja, me një prekje.
Çmimet
Provoje falas.
Pastaj, një çmim.
transkriptim falas, me gjithçka përveç asistentit AI. Pa abonim, pa kartë.
- Ndarje folësish dhe tekst live
- Import nga WhatsApp, Files e Photos
- Eksport në tekst, SRT dhe PDF
- Kopje rezervë e koduar
- Transkriptim pa kufi, në 26 gjuhë
- Asistenti AI live gjatë regjistrimit
- Përmbledhje, pyetje, përkthim dhe raport PDF
Çmimet janë në euro ose në dollarë, sipas App Store-it të vendit tënd. Abonimi blihet brenda aplikacionit me Apple ID dhe rinovohet vetë derisa ta anulosh te Cilësimet → emri yt → Abonimet.
Pyetje
Ajo që pyesin para se ta shkarkojnë.
A punon pa internet?
Po. Transkriptimi bëhet në telefon, kështu që punon edhe në aeroplan, në sallë gjyqi apo në auditor pa sinjal. Asistenti AI ka nevojë për internet.
A dërgohet audioja ime diku?
Transkriptimi nuk ka nevojë për server. Por, nëse nuk e fik, audioja dhe teksti i regjistrimeve shqip dërgohen anonimisht, pa emër e pa llogari, për ta bërë njohjen e shqipes më të mirë. E fik te Profili, te “Kontribo me regjistrime”, dhe regjistrimet e reja nuk dërgohen më.
Çfarë merr asistenti AI?
Vetëm tekstin e transkriptit, dhe vetëm kur përdor përmbledhjen, pyetjet, përkthimin, raportin ose asistentin live. Audioja nuk i dërgohet kurrë.
Çfarë ndodh pas 2 orëve falas?
Për të transkriptuar më tej të duhet Pro. Regjistrimet dhe transkriptet që ke bërë mbeten në telefon dhe i hap, i ndan e i eksporton si më parë.
Si e anuloj abonimin?
Te Cilësimet e iPhone → emri yt → Abonimet, ose brenda aplikacionit te Profili → Menaxho abonimin. Pro mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar.
A punon në Android?
Jo ende. Transkriptuesi është për iPhone dhe iPad, me iOS 17 ose më të ri.
A mund ta përdor modelin te sistemi im?
Po. I njëjti model shqip ofrohet si API për zhvilluesit te api.klerku.com: dërgon një skedar audio dhe merr tekstin, kohën e çdo fjale ose titra SRT. Paguhet veçmas nga aplikacioni, 0,99 € për orë audio.
A mund të regjistroj këdo?
Regjistro gjithmonë me pëlqimin e njerëzve që flasin: klientit, të intervistuarit, pedagogut, kolegëve.
Për zhvilluesit
I njëjti model shqip,
si API.
Dërgo audio nga sistemi yt dhe merr tekstin, kohën e çdo fjale ose titra SRT. Shqip dhe anglisht, edhe në të njëjtën fjali. Paguan vetëm sekondat e audios: 0,99 € për orë.
curl https://api.klerku.com/v1/audio/transcriptions \ -H "Authorization: Bearer $KLERKU_API_KEY" \ -F file=@mesazhi.m4a \ -F response_format=srt
Shqipja rrallë zë vend në teknologjitë e mëdha. Ky model u ndërtua pikërisht për të. Abonimi mban serverët në këmbë dhe i jep modelit kohë ta mësojë gjuhën tonë edhe më mirë.Ekipi i Klerku, Tiranë